×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kampusi “anije kozmike” i Apple është gati në përfundim

    Insajderi
    07 February 2017 - 16:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra e re e kompanisë “Apple”, në Kupertin të Kalifornisë, është ndërtuar me përkushtim mahnitës në detaje, tregon the Sun.

    Kjo është puna e fundit e bashkë themeluesit të kompanisë, Steve Jobs, dhe mund të jetë arritja e tij më e madhe ndonjëherë deri tani.

    Kjo qendër e re me madhësi mbi 260 mijë metra katrorë do të hapë dyert për mbi 14 mijë punëtorë, njofton Insajderi.

    Që nga zbulimi i këtij plani në vitin 2011, data e kompletimit ka lëvizur ngadalë. Nga viti 2015 si parashihej të përfundonte, pranvera e këtij viti duket më premtuese sipas disa personave të përfshirë në këtë projekt. Ky vonim vjen për shkak të disa proceseve të vonuara të aprovimit për ndërtim.

    Apple ende nuk e ka dhënë një shifër të saktë për koston e këtij projekti, por ish-menaxherët e këtij projekti e vlerësuan me rreth 5 miliardë dollarë apo mbi 4 miliardë e 680 milionë euro.

    Për gjithë kohën dhe paratë e harxhuara në këtë projekt, disa arkitektë nga komuniteti i arkitekturës kanë vënë në pyetje nëse Apple është përqendruar në qëllimet e duhura. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark