
Kanadaja ka njoftuar se nuk do të vazhdojë me valën e dytë të tarifave për miliarda dollarë mallra amerikane, pas një vendimi të fundit nga Shtetet e Bashkuara për të ndaluar zbatimin e disa tarifave kundër Kanadasë.
Ministri i Financave i Kanadasë, Dominic LeBlanc, njoftoi përmes një postimi në X (ish-Twitter) se tarifat do të shtyhen deri më 2 prill, njësoj si ato të SHBA-së. LeBlanc shtoi se ky shtyrje është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për heqjen e tarifave të plota.
Ndërkohë, Kryeministri i Ontarios, Doug Ford, reagoi ndaj këtij vendimi duke theksuar se një pauzë në tarifat nuk është e mjaftueshme. Ford theksoi se “derisa Presidenti Trump të heqë përgjithmonë kërcënimin e tarifave, Kanadaja do të mbetet e pamëshirshme”. Ai shtoi se “e vetmja gjë që është e sigurt sot është më shumë pasiguri” për të dyja vendet, duke i dhënë një ton kritik vazhdimit të tensioneve tregtare.