Kanal 10 me zyre në veri të Mitrovicës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanal 10 me zyre në veri të Mitrovicës

    Insajderi
    02 September 2024 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanal 10 ka nisur transmetimet direkte në sezonin e ri televiziv, sezon që pritet të jetë bombastik sa i përket zhvillimeve politike.

    Zhvillimet në veri  dhe zgjedhjet nacionale pritet që ta dimenanizojnë skenën me fillim shtatori.

    Kanal 10 nga 2 shtatori do të këtë prezencë të vazhdueshme në veri të Mitrovicës, nëpërmjet një zyre atje, ku do të punojnë ekipet që do të raportojnë për zhvillimet në komunat veriore.

    Drejtori i përgjithshëm i Media 10 Arben Ahmeti, ka thënë se kjo zyre do t’u shërbejë qytetarëve të veriut.

    “Do të jemi adresë e secilit qytetar nga cilado padrejtësi dhe cilido shqetësim që kanë. Demokracia dhe mirëqenia nuk bëhen pa media. Veriu nuk ka nevojë për retorikë politike. Ka nevojë për demokraci, siguri dhe zhvillim”, ka thënë Ahmeti.

    Ai ka shtuar se si media e gazetarëve, synojnë që kjo zyre të jetë në shërbim të opinionbërësve, gazetarëve, intelektualëve, dhe secilit qytetar serbë e shqiptarë. /GAZETA10/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark