Kancelari gjerman i bën thirrje Izraelit ta lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza pa vonesa - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kancelari gjerman i bën thirrje Izraelit ta lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në Gaza pa vonesa

    Insajderi
    22 May 2025 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kancelari gjerman Friedrich Merz i bëri thirrje qeverisë izraelite të lejojë aksesin e ndihmës humanitare në Rripin e Gazës “pa vonesa”, teksa shprehu shqetësimin e tij për situatën.

    “Jemi shumë të shqetësuar për situatën në Rripin e Gazës dhe gjithashtu për intensifikimin e operacioneve ushtarake nga forcat e armatosura izraelite në rajon. Jemi më shumë se të shqetësuar”, tha Merz më herët sot gjatë vizitës së tij në Lituani dhe vuri në dukje se “ka një shkëmbim shumë intensiv pikëpamjesh mbi këtë çështje” me qeverinë izraelite.

    Qeveria gjermane është informuar gjithashtu nga OKB-ja se “ekziston një rrezik real” i urisë në Gaza, vuri në dukje kancelari, duke shtuar se “mbi të gjitha, ne po bëjmë presion që ndihma humanitare të arrijë më në fund në Rripin e Gazës pa vonesë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark