Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se përfitimet nga asetet ruse, duhet të përdoren për të blerë armatim për Ukrainën.
Gjatë mbërritjes të enjten në Samitin e liderëve të BE-së që po mbahet në Bruksel, Scholzi ka thënë se Ukraina duhet ndihmuar në mënyrë që ajo të mbrohet vetë.
“Këto së pari duhet të përdoren për të blerë armët dhe municionin për të cilin ka nevojë Ukraina, për ta mbrojtur veten”, ka deklaruar Scholzi.
Ai ka thënë se është optimist se liderët do të pajtohen në këtë çështje.
Samiti do të mbahet për dy ditë, derisa diskutimet kryesore të tij do të jenë rreth Ukrainës dhe Gazës.