Kancelari Scholz: Gjermania nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Kancelari Scholz: Gjermania nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë

    Insajderi
    09 March 2022 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania me siguri nuk do të dërgojë aeroplanë luftarakë në Ukrainë pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar aeroplanët luftarakë të prodhimit rus në një bazë amerikane në shtetin e saj.

    Duke folur në një konferencë shtypi me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, kancelari Olaf Scholz tha se “Ne kemi ofruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes dhe… kemi dërguar armë për të cilat ju kemi thënë, por është gjithashtu e vërtetë që ne duhet të shqyrtojmë me shumë kujdes ajo që ne bëjmë konkretisht dhe padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”.

    I pyetur nëse Gjermania ishte kategorikisht kundër një ndalimi të importeve të energjisë ruse, Scholz tha se kishte punuar për të reduktuar varësinë e vendit nga importet e karburanteve fosile për disa muaj, “Ka shumë pyetje teknike për t’u adresuar”.

    Ndërkohë, Downing Street ka përsëritur se “nuk është e qëndrueshme” që aeroplanët e NATO-s të rrëzojnë aeroplanët rusë pasi Polonia ofroi MiG-29 të saj për përdorim të mundshëm në Ukrainë.

    Një zëdhënës i Boris Johnsonit tha se “Kryeministri e ka pasur të qartë se nuk do të ishte e mundur që pilotët e NATO-s dhe aeroplanët me distinktivë të NATO-s të rrëzonin aeroplanët rusë”.

    Ndryshe, mediat gjermane kanë raportuar se Kosova mund të jetë opsion i dërgimit të aeroplanëve ushtarakë dhe më pas të shkojnë drejt Ukrainës. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark