Gara për të marrë postin e kryetarit të Komunës së Drenasit nisi me tetë kandidatë. Por gjatë fushatës parazgjedhore dy nga kandidatët vendosën të tërhiqen.
Partia Demokratike e Kosovës ishte përcaktuar që për të parin e Drenasit ta sillte ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovcin. Ai kishte dhënë dorëheqja nga kjo pozitë duke i hapur rrugë partisë së tij që ta nominojë për këtë garë.
Kurse Lidhja Demokratike e Kosovës kishte vendosur që votën e qytetarëve të Drenasit ta kërkonte përmes kandidatit Bedri Nika.
Ndërkaq, koalicioni që tashmë ekziston në mes dy partive opozitare AAK-së dhe Nismës për Kosovës, do ta mbështesin kandidatin e Nismës, Isa Xhemajlaj.
Partia Fjala do ta provojë forcën e saj me kandidatin Vehbi Berisha.
Kandidat i pavarur do të jetë Xhavit Drenori.
Elmi Thaçi nga Aleanca Kosova e Re (AKR) do të provojë ta marrë besimin e qytetarëve të Drenasit.
Kandidati tjerë që u tërhoq gjatë fushatës parazgjedhore, ishte Naim Bazaj, i cili, edhe pse figuron në fletëvotim ti kandidat, ai e ka thënë publikisht se do ta përkrahë kandidatin e PDK-së.
KQZ-ja kishte vendosur që ai të qëndrojë në garë, pas ankesës që e kishte bërë Nisma për Kosovën.
Tërheqjes nga gara i ishte bashëngjitur edhe Rrahim Elshani.
KQZ thotë se numri i qytetarëve me të drejtë vote në këtë komunë sipas Listës Përfundimtare të Votuesve të miratuar nga KQZ-ja është 52 mijë e 569. Numri i Qendrave të Votimit është 28 me gjithsejtë 72 vendvotime./Insajderi.com