Universiteti i Pejës “Haxhi Zeka” kishte hap konkurs për pranimin e dy bashkëpunëtorëve të jashtëm për lëndën “E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane” në Fakultetin Juridik. Por, pas përfundimit të procesit për vlerësimin e kandidatëve është përzgjedhur vetëm një kandidat. Kandidati tjetër që është refuzuar, Etnik Hajdaraj ka dërguar ankesë tek Komisioni i ankesave. Ai po pretendon se ka pasur shkelje flagrante të rregullores gjatë procesit të vlerësimit të kandidatëve.
Etnik Hajdaraj, kandidat pjesëmarrës në konkursin për bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh: E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane, po pretendon se ka pasur shkelje të rregullores gjatë shqyrtimit të ankesës së tij nga Komisioni i Ankesave në Fakultetin Juridik në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”
Ankesa e tij është cilësuar si e pabazë nga ky komisoni. Fillimisht, Hajdaraj ishte ankuar me vendimin e Fakultetin Juridik për pranimin e një kandidati ndonëse konkursi ishte i hapur për dy persona.
Me pas ankesa e tij ishte cilësuar si e pabazë nga komisioni i ankesave. Etnik Hajdaraj ka treguar për Insajderin se komisioni ishte i përbërë nga dy anëtarë nga radhët e personelit akademik.
Ky veprim është në kundërshtim me të gjitha praktikat juridike në universitete, pasi që personeli administrativ nuk mund të angazhohen në çështje akademike. Dhe, duhet të përbëhet nga tre anëtarë.
“Neni 10 i Rregullores (Rreg. nr.1165/2022; dt. 23.05.2023), pika 2, shprehimisht përcakton se “Komisioni i ankesave i përbërë nga 3 anëtar emërohet nga Këshilli i Fakultetit dhe në përbërjen e tij nuk mund të jenë strukturat udhëheqëse të Fakultetit”.
“Në takimin e Këshillit të Fakultetit Juridik të datës 9 shtator 2024, Dekani, përveç dy anëtarëve nga radhët e personelit akademik Prof. Asoc. Dr. Kolë Krasniqi dhe Ass. LLM. Fatime, cakton në komisionin e ankesave Sekretaren e Fakultetit Juridik. Ky veprim është në kundërshtim me të gjitha praktikat juridike në universitete, pasi që personeli administrativ nuk mund të angazhohen në çështje akademike. Në raportin e paraqitur nga “Komisioni”, Sekretarja e Fakultetit është nënshkruar si procesmbajtëse e jo si anëtare e komisionit. Edhe përkundër këtij fakti, Këshilli i Fakultetit Juridik dhe kryesuesi i tij, nuk ka ftuar takim për të formuar Komisionin e ankesave ashtu siç e parasheh neni 10, pika 2 e Rregullores për procedurat vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm (Rreg. nr.1165/2022; dt. 23.05.2023)”, ka thënë kandidati i ankuar.
Tutje, ai pretendon se dy anëtarët e Komisionit kanë paraqitur raportin para përfundimit të afatit të ankesave, përkatësisht me datën 26.09.2024.
“Këta dy anëtar, kanë shkruar një raport me datën 26.09.2024. Dy anëtarët nga radhët e personelit akademike Prof. Asoc. Dr. Kolë Krasniqi dhe Ass. LLM. Fatime, si juristë nuk dijnë me llogarit afatin e ankesave (fatkeqësisht). Raportet vlerësuese për angazhimin e bashkëpunëtorëve të jashtëm, janë publikuar me datën 19 shtator 2024, dhe afati i ankesave ashtu siç parashihet më Rreg. nr.1165/2022; dt. 23.05.2023, por edhe në këshillën juridike të propozim vendimit është 8 ditë nga publikimi i raporteve në ëeb faqe (neni 10, pika 3).”, thuhet në ankesën e tij.
Etnik Hajdaraj, pretendon se mos angazhimi i tij në këtë lëndë është si pasojë e angazhimit të tij si përfaqësues i studentëve në këshillin e fakultetit Juridik.
Konkursi i hapur. Pika e 6-të.
Rezultatet e konkursit: