Kandidati për deputet Hyzer Rizani tha se PDK po kthehet në vendin që i përket.
Ai ftoj qytetarët që të bashkohen në vizionin e tyre për zhvillim.
“Mbrëmë, në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, në mesin e qindra aktivistëve dhe simpatizantëve, hapëm zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të datës 9 shkurt. Për 1 muaj rresht, ne nuk do të ndalemi! Çdo ditë, çdo orë, do të jemi në terren duke u mobilizuar për ta kthyer Partinë Demokratike të Kosovës aty ku e ka vendin, me Bedri Hamzën Kryeministër. Bashkohuni me ne dhe mbështesni vizionin tonë për zhvillimin e Kosovës!”, tha ai.
Hyzer Rizani kandidon për deputet me numrin 60.