Hyzer Rizani, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka prezantuar Dr. Lutfi Tahirin si shembullin autentik për avancimin e shëndetësor në Kosovë.
Rizani nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se Tahiri ka përfituar përvojë të gjatë në mjekësi në shtetin zviceran.
“Aplikimi i metodologjive të zhvilluara nga profesionistë bashkatdhetarë me përvojë në institucionet prestigjioze ndërkombëtare shëndetësore në sistemin tonë shëndetësor është një progres i domosdoshëm për vendin.
Në këtë drejtim, Dr. Lutfi Tahiri, me përvojën e fituar në shtetin zviceran, është një shembull autentik për avancimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë, përmes programit të PDK-së”, ka shkruar ai.
“Prandaj, subjekti i vlerave kombëtare dhe shtetërore, PDK, mbetet një portë e hapur për ide dhe projekte inovative, duke qenë vetë një forcë reformuese dhe inovative, nëndrejtimin e Kryetarit z. Memli Krasniqi dhe kandidatit për kryeministër, z. Bedri Hamza”.