Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Xhafer Tahiri ka shkruar se këtë vit 8 milionë euro ishte Granti i Performancës por 0 cent për Vushtrrinë.
“Në vend të një urimi për Vitin e Ri 2025, vjen ky lajm i keq: Komuna e Vushtrrisë, edhe këtë vit, nuk ka arritur të fitojë Grantin e Performancës”, thotë Tahiri.
Tutje Tahiri ka shkruar se Vushtrria meriton qeverisje që punon për qytetarët dhe siguron zhvillim e përfitime konkrete për ta!
Xhafer Tahiri në listen e LDK’së mban numrin 25.
Postimi i plotë:
8 milionë euro Granti i Performancës 0 cent për Vushtrrinë
Në vend të një urimi për Vitin e Ri 2025, vjen ky lajm i keq: Komuna e Vushtrrisë, edhe këtë vit, nuk ka arritur të fitojë Grantin e Performancës.
Gjatë 4 viteve të qeverisjes sonë si LDK, ishim përfitues të këtij granti, falë qeverisjes së mirë, transparente dhe të përgjegjshme.
Sot, qytetarët e Vushtrrisë humbin miliona euro, për shkak të një qeverisjeje lokale që nuk arrin të udhëheqë me profesionalizëm, drejtësi dhe transparencë.
Meritojmë më shumë! Vushtrria meriton qeverisje që punon për qytetarët dhe siguron zhvillim e përfitime konkrete për ta!