Kandidati i LDK-së, Rinor Murati: Nuk kërkoj privilegj, por përgjegjësi për qytetarët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kandidati i LDK-së, Rinor Murati: Nuk kërkoj privilegj, por përgjegjësi për qytetarët

    Insajderi
    30 September 2025 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për asamble komunale në Lipjan nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rinor Murati, ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen e qytetarëve të Kojskës, Rubovcit të Madh dhe Rubovcit të Vogël.

    Ai tha se besimi i qytetarëve është nder i madh për të, duke theksuar se angazhimi i tij në politikë buron nga përgjegjësia ndaj qytetarëve.

    “Besimi juaj për përfaqësim ishte nderi më i madh për mua, nder të cilin do ta kem përsëri nëse edhe kësaj here besoni se jam i duhuri për të ju përfaqësuar. Unë besoj në ju, se ju dini të zgjedhni, dini të vlerësoni punën dhe angazhimin, andaj kërkoj mbështetjen tuaj,” tha Murati.

    Ai shtoi se për të, përkrahja qytetare nuk është privilegj, por përgjegjësi që e obligon në angazhim maksimal për Lipjanin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark