Kandidati i PDK-së Hyzer Rizani viziton punëtorët e ndërtimtarisë: Meritojnë mbështetje institucionale, siguri e paga të dinjitetshme - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Kandidati i PDK-së Hyzer Rizani viziton punëtorët e ndërtimtarisë: Meritojnë mbështetje institucionale, siguri e paga të dinjitetshme

    Insajderi
    24 December 2024 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Hyzer Rizani, ka vizituar punëtorët e ndërtimtarisë, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për këtë sektor.

    Rizani ka kërkuar krijimin e kushteve të sigurta të punës, pagë të dinjitetshme dhe mbikëqyrje institucionale për sigurinë në ndërtim, për të siguruar mirëqenien e punëtorëve dhe për të garantuar sigurinë e përgjithshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Ai tha se sektori privat i ndërtimtarisë ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme për të siguruar kushte bashkëkohore të punës dhe për të ulur numrin e aksidenteve të punës, duke synuar që shifrat e punëtorëve të humbur në vendet e punës të arrijnë në zero.

    Rizani u shpreh se ky angazhim do të realizohet nëpërmjet një qeverie të angazhuar, me planin konkret të kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza, dhe ekipit të tij profesionist.

    Ai ftoi qytetarët të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës për të siguruar një të ardhme më të mirë për sektorin e ndërtimtarisë dhe për të gjithë qytetarët.

    “Me PDK, më mirë për të mirën e përgjithshme. Voto PDK, me numrin 60 në listën e vlerave kombëtare,” shkroi Rizani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark