Kandidati i VV'së për deputet: Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë me pakicat, gjasat më të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i VV’së për deputet: Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë me pakicat, gjasat më të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë

    Insajderi
    13 February 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se me rezultatet aktuale të numërimit të votave, votat e diasporës dhe ato me kusht, do të arrijnë ta formojnë qeverinë si parti e vetme bashkë me komunitetet jo serbe.

    Agon Batusha, kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se qëndrimi i kësaj partie është i palëkundur sa i përket mosbashkëpunimit me Listën Serbe.

    Ne po presim numërimin që po bëhet në Qendrat e numërimit dhe besojmë  që me këto numërime dhe votat e mërgatës dhe votat e personave me aftësi të kufizuara  besojmë do të marrim numrin e mjaftueshëm të votave  dhe pastaj të deputetëve që ta bëjmë Qeverinë të vetëm si subjekt politik, natyrisht në marrëveshje edhe me deputetët e komuniteteve pakicë por duhet të ritheksojmë se nuk bëhet fjalë për Listën Serbe, ne nuk do të diskutojmë me Listën Serbe por behët fjalë për deputetët e partive të tjera të komuniteteve joshumicë“, tha Batusha.

    I pyetur se çka nëse nuk arrijnë ta formojnë qeverinë, Batusha tha se në këtë rast më mirë të kalojnë në opozitë sesa të formojnë ndonjë koalicion me partitë e tjera opozitare.

    Ato i kanë vendosur vijat e kuqe vet para se ne të flasim dhe natyrisht tani ka mbetur pak çka të komentohet por gjithsesi qëndrimi i VV-së ka qenë edhe para zgjedhjeve dhe vazhdon të jetë i tillë që me partitë opozitare aktuale dhe qëndrimet e tyre që  kanë për proceset në Kosovë  e sidomos për veriun, Vettingun e Byronë për konfiskimin e pasurisë nuk kanë lënë shumë kanë lenë shumë hapësirë për diskutim  me ta për qeverisjen e ardhshme por gjithsesi ky është një skenar shumë pak i mundshëm pasi që numrat tregojnë se VV-ja do të bëjë qeverinë vet. Nëse s’mund ta bëjmë qeverinë atëherë gjasat me të mëdha janë të qëndrojmë në opozitë sesa të kemi një koalicion me një subjekt poltik i cili nuk çon rënd kur vjen puna tek Serbia”, tha Batusha për RTV21.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark