Kandidati me numër 60 i PDK-së, Hyzer Rizani: Do ta bëjmë Kosovën dhe qytetarin e saj të dinjitetshëm - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Kandidati me numër 60 i PDK-së, Hyzer Rizani: Do ta bëjmë Kosovën dhe qytetarin e saj të dinjitetshëm

    Insajderi
    23 December 2024 - 12:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hyzer Rizani, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numër 60, është i angazhuar për të sjellë ndryshim në jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të forcuar dinjitetin e tyre.

    Ai ka thënë se do të punojë pa u lodhur për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe për krijimin e mundësive të barabarta për zhvillim personal dhe profesional për çdo qytetar.

    “Banorët e fshatit Brus, të Komunës së Lipjanit janë duke e mirëpritur ndryshimin në zgjedhjet e lira të 09.02.2025. Subjekti i vlerave shtetformuese dhe fuqizuese të institicioneve të vendit si dhe bashkëpunimi me faktorë ndërkombëtarë e bën Kosovën dhe qytetarin e saj të dinjitetshëm”, shkroi ai në Facebook.

    “E gjithë kjo do të arrihet me kryeministrin në ardhje, Bedri Hamza, si dhe me kontributin e deputetit tonë të zonës Prof. Dr. Hyzer Rizani, numër 60 në listën e kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së dhe shokët e tij të zotuar deri në fitore”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark