Fushata parazgjedhore për të parin e Drenasit ka nisur e ajo kryesisht po bëhet vetëm nëpër oda. E një gjë të tillë po e praktikojnë të gjitha partitë, përfshirë edhe kandidatët e pavarur.
Por pse po bëjnë diçka të tillë, kandidatët kanë edhe arsyet e tyre.
“Na po bisedojmë nëpër oda në mungesë të objekteve të tjera që nuk i kem nëpër fshatra, aty ku i kem aktivistët tonë. Normal na aktivistët tonë i kem në çdo fshat, edhe nëpër çdo lagje”, ka thënë kandidati i NISMA-s për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajaj.
Takimet bëhet kryesisht në mbrëmje dhe sipas kandidatit të NISMA-s, kjo bëhet për një arsye.
“Kryesisht po i mbajmë në mbrëmje sepse atëherë i dhezin edhe kaftorrat në odë, edhe tubohen krejt, dhe kushtet janë më optimale në mbrëmje, se ditën po pritojnë me harxhu dru se goxha krizë, është ka bohet”, ka arsyetuar Xhemajlaj, për Klan Kosova.