Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Komunës së Drenasit, Isa Xhemajlaj, pasi ka hedhë votën në kuti, ka thënë para medieve se ai sot pret fitore, përmes të cilët edhe do t’i sjellë ndryshim Drenasit dhe jetës së qytetarëve.
Ai ka kërkuar që zgjedhjet e sotme të jenë demokratike dhe pa incidente.
“Këto zgjedhje pres të zhvillohen në mënyrë demokratike dhe pres të mos ketë incidente dhe të kenë rezultate të mira. Normalisht se pres fitore dhe ndryshim”, ka thënë Xhemajlaj.
Megjithatë, ai ka thënë se gjatë fushatës parazgjedhore nuk kanë munguar as presionet, sidomos ndaj shërbyesve civilë.
“Deri më të tani është bërë presion tek shërbyesit publikë, shërbyesit civilë, por edhe ndaj kompanive që janë të lidhura me pushtetin”, ka shtuar Isa Xhemajlaj./Insajderi.com