
Kandidati i pavarur për Kuvendin Komunal të Ferizajt, Bashkim Fazliu ka trazuar rrjetin me një nga premtimet e tij në zgjedhjet e 12 tetorit.
Një Ferizaj pa burka [mbulesa e grave, ku mund të mbulohet edhe fytyra] po kërkon dhe po premton Fazliu.
“E kam vërejt një dukuri të tillë, është goxha në rritje i sheh në qytet, pastaj i sheh edhe nëpër shkolla, ajo është kulmi. Unë e kam përmend shumë herë, është çështje ekskluzive e sigurisë publike. Ma së pari është mbulim, se këtu njerëzit e ka pa që ka dhezë“, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Nëse e keni pa, ky është mbulim i plotë i fytyrës. Unë jam për ndalimin e mbulimit të ftyrës, pjesën për me u identifiku. Ku e di ti se kush fshihet prapa. Ku e di ti nesër në oborr të shkollës, mundet me qenë naj hajn… Çka nëse këta janë “sleeping agents”? Çka nëse këta e marrin nesër një urdhër. Në momentin që hy në Kuvend, jam kompetent“.
“A e din ku ju ka djeg më së shumti këtyre? E kam fjalën për grupe radikale. Ju ka djeg se është hera e parë që ata janë gjet para një muri të pakalueshëm, që është Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e ka bazën ligjore. Kushtetuta, neni 38, paragrafi 4, lejon kufizimet me ligj kur është siguria publike. Unë e kam shpjegu elementin e sigurisë publike. Këtu është një rrjet që është dikush prapa. Organet e sigurisë duhet me i hetu këto“.