Egzon Kelmendi-Elkosi, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka takuar mbështetësit e tij në Zllakuqan të Klinës.
Klemendi-Elekosi ka pohuar se më 9 shkurt votohet për Kosovën fituese.
“Mbrëmjen e kaluam në pritjen që na e bëri popullata e Zllakuqanit! Të dashur miq, ora e ndryshimit, me besë, për Kosovën fituese po ofrohet! Më 9 shkurt Kosova voton, për Kosovën fituese, e Zllakuqani është aty. Zllakuqan faleminderit”, shkroi kandidati për deputet, sipër fotografive të publikuara në Facebook.
Egzon Kelmendi-Elkosi mban numrin 60 në listën e AAK-së.