Kandidati për deputet Hyzer Rizani: Me PDK-në do te mbështesim prodhimet vendore, është krenari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Kandidati për deputet Hyzer Rizani: Me PDK-në do te mbështesim prodhimet vendore, është krenari

    Insajderi
    03 January 2025 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga PDK, Hyzer Rizani ka premtuar se PDK do të mbështesë prodhimet vendore.

    Rizani ka shkruar në “Facebook” se zgjedhja e duhur për një të ardhme më të mirë është PDK.

    “Mbështetja e prodhimeve vendore dhe eksportit të tyre jashtë vendit është dhe mbetet krenari dhe dëshmi e fuqizimit të shtetit tonë. Me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) – subjekt i vlerave të dëshmuara, kryeministrin në ardhje, z. Bedri Hamza, dhe mbështetjen e fortë të deputetëve të saj në legjislativin e ri pas zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit 2025 – prodhuesit vendorë do të kenë një perspektivë më të qartë dhe më të sigurt”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark