Kandidati për deputet i LDK-së nderon dëshmorët e Krojmirit në 26-vjetorin e rënies së tyre – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Kandidati për deputet i LDK-së nderon dëshmorët e Krojmirit në 26-vjetorin e rënies së tyre

    Insajderi
    17 December 2024 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Ardian Olluri, ka vizituar varrezat në nderim të dëshmorëve të fshatit Krojmir, duke kujtuar luftën dhe sakrificën e katër dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

    Në këtë vizitë, Olluri ka qenë i shoqëruar nga Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

    Ata kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore dhe kompleksit memorial “Katër Dëshmorët” në fshatin Krojmir, për të nderuar rënien e Halil Metës, Enver Ollurit, Isa Ollurit dhe Qamil Ollurit, të cilët humbën jetën gjatë luftës për çlirimin e Kosovës.

    Olluri tha se dëshmorët e Krojmirit janë krenaria e Kosovës dhe motivi për të vazhduar punën për përparimin e vendit.

    “Dëshmorët janë krenaria dhe motivi ynë për të punuar pandalur për Kosovën, për të cilën ata u flijuan,” ka thënë ai, duke shtuar se këta heronj janë një burim i pashterrshëm force dhe angazhimi për të ardhmen e Kosovës.

    Në këtë përvjetor të 26-të të rënies së dëshmorëve të fshatit Krojmir, Olluri ka theksuar se kujtimi për ta do të mbetet i paharruar dhe do të jetë gjithmonë një inspirim për gjeneratat që vijnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark