Kandidati për deputet nga LVV del i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për deputet nga LVV del i pari në testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së

    Insajderi
    28 March 2025 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mirsad Shkreta është kandidati i vetëm që kaloi testin me shkrim për drejtor të QKSUK-së.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i ka publikuar rezultatet e testit me shkrim për drejtor të Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

    Rezultatet janë publikuar me kode, por Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda SHSKUK-së që kandidati i vetëm që ka kaluar testin është Mirsad Shkreta, ish-deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit si dhe kryetar i degës së kësaj partie në komunën e Hanit të Elezit.

    Shkreta ka dal i vetmi kandidat që ka kaluar testin me 65.5 pikë, ndërsa testin nuk e ka kaluar ish-drejtori i QKSUK-së Kastriot Meqa me 47 pikë.

    Në test nuk kanë marr pjesë kandidatët Zana Sllamniku-Dalipi, Aida Rexhepi dhe Shqiprim Bajrami.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark