
Dje, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Dardan Berisha, ka zhvilluar fushatën zgjedhore në Leshan, ku është pritur nga qytetarë e përkrahës të shumtë.
Në këtë aktivitet, Berisha theksoi rëndësinë që ka Leshani dhe Suhareka në tërësi për zhvillimin e komunës, duke nënvizuar planin e tij të qartë për mbështetje të bujqësisë, përmirësim të infrastrukturës, më shumë mundësi për rininë dhe ofrim të shërbimeve komunale më të afërta me qytetarin.
“Leshani gjithmonë ka dhënë shembull me punën, me traditën dhe me njerëzit e tij të mirë. Me besimin tuaj, do ta bëjmë Leshanin dhe Suharekën shembull zhvillimi”, tha Berisha.
Në përkrahje të tij ishin edhe figura të njohura të PDK-së, si Enver Hoxhaj, Nait Hasani dhe Ram Vataj, të cilët shprehën mbështetjen e plotë për vizionin dhe programin e kandidatit për kryetar të Suharekës.