Kandidati për president të Francës: Kosova është shtet artificial, nuk e njoh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për president të Francës: Kosova është shtet artificial, nuk e njoh

    Insajderi
    22 April 2017 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas kandidates për presidente të Francës, Marine Le Pen, edhe një tjetër kandidat për president po kundërshton pavarësinë e Kosovës.

    Në një Intervistë për gazetën serbe “Novosti”, kandidati i krahut të majtë Jean-Luc Melanson ka thënë se nëse ai bëhet president i Francës nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. pasi që sipas tij Kosova ka rrëmbyer padrejtësisht sovranitetin nga Serbia.

    Kur është pyetur nëse “Serbia mund të llogarisë në anulimin e pavarësisë së Kosovës nga Franca, në rast të zgjedhjes së tij president”, Melanson ka fajësuar qeverisjet e kaluara franceze për njohjen e Kosovës.

    “Ata që nuk pajtohen me mua thonë se unë dua të hap një debat për të gjithë kufijtë në Evropë. Megjithatë, ata kanë qenë të pa kujdesshëm kur kanë pranuar ndryshimin e kufijve të Jugosllavisë. Krijimi i këtij shteti artificial, që me aq sa unë di, nuk duhet të ekzistoj”, ka thënë Melanson, njofton Insajderi.

    Melanson ka treguar se në kohën sa ka qenë deputet në Parlamentin e Francës, asnjëherë nuk ka votuar për ndonjë tekst në të cilin përmendet Kosova.

    Nesër në Francë do të mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale. Në garë marrin pjesë gjithsej 11 kandidatë dhe nëse asnjëri nga ata nuk fiton shumicën mbi 50 për qind, vendi do të shkojë në rrethin e dytë i cili do të mbahet më 7 maj, ku votuesit do të zgjedhin nga dy kandidatët me më shumë vota nga raundi i parë zgjedhor. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark