Kandidati pro-rus fiton zgjedhjet presidenciale në Bullgari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kandidati pro-rus fiton zgjedhjet presidenciale në Bullgari

    Insajderi
    14 November 2016 - 11:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha se do të japë dorëheqje, pasi kandidati pro-rus i Partisë Socialiste, Rumen Radev, ka fituar zgjedhjet presidenciale të vendit.

    Borisov tha se “rezultatet e zgjedhjeve presidenciale kanë treguar qartë se koalicioni qeverisës nuk e ka më shumicën”.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari tha sot se Radev ka fituar 59.4 për qind të votave, përballë kandidates së partisë GERB, Tsetska Tsacheva, me 36 për qind.

    Dorëheqja e Borisovit pritet ta çojë Bullgarinë në zgjedhje të parakohshme. Radev, ish-gjeneral dhe shef i Forcës Ajrore të Bullgarisë, nuk ka mbajtur kurrë post politik, shkruan rel.

    Presidenca bullgare është kryesisht ceremoniale, por presidenti mund të ndikojë në politikën e qeverisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark