Kandidatja me numër 68 për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Aurora Berisha, përmes një videoadresimi shpaloi atë se për çka do të angazhohet në lidje me fermerët dhe bujqit.
“Në planin tonë për një Kosovë më të mirë e kemi prioritet mbështetjen e bujqëve dhe fermëve. Fermerët do t’i mbështesim përmes subvencioneve, granteve dhe qasjes së lehtësuar në financa – Do të investojmë në teknologji moderne dhe infrastrukturë.
Do t’ua lehtësojmë edhe procedurat për aplikim dhe monitorim të subencioneve dhe granteve për të thjeshtuar edhe proceset dhe përmirësuar efikasitetin e përdorimti të fondeve publike”, tha ajo.