×
  • Lajme
  • Analiza

    Kandidatja e VV-së për asamble punësohet në kompaninë e Ujësjellësit Bifurkacioni në Ferizaj

    Insajderi
    18 February 2023 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Luljeta Krenzi-Tasholli, kandidatja e Vetëvendosje për asamble në Ferizaj është shpërblyer me një pozitë të re të punës nga pushteti, që udhëhiqet pikërisht nga partia ku ajo është anëtare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në një konkurs të hapur me 3 shtator 2022 nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Bifurkacioni në Ferizaj, anëtarja e VV-së arriti të zë një pozitë të mirë të punës.

    Ajo arriti të hynte në listën e ngushtë fituese për pozitën “Zyrtar për Menaxhim të Debitorëve dhe Kontratave të Konsumatorëve”

    Ky konkurs ishte shpallur për gjashtë vende të lira të punës, derisa lista e kandidatëve që ishin përzgjedhur për testin me shkrim përbëhej nga 22 konkurrues.

    Prej tyre pesë kandidatë kishin aplikuar për pozitën e njëjtë sikurse Krenzi-Tasholli, shkruan Insajderi.

    Në rezultatet finale, kandidatja e VV-së për asamble komunale renditej e para me gjithsej 94 pikë.

    Kështu, Krenzi-Tasholli që nga janari i këtij viti nisi punën në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni, në komunën e Ferizajt.

    Ajo tashmë gëzon postin e zyrtares për menaxhimin e debitorëve dhe kontratave të konsumatorëve në këtë kompani.

    Kompaninë publike ‘KRU Bifurkacioni’ mbikqyret nga Qeveria e Kosovës njëkohësisht edhe nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave përmes Administratës Tatimore të Kosovës.

    Kush është Luljeta Krenzi Tasholli?

    Luljeta Krenzi Tasholli është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosej, partia e cila udhëheq pushtet që nga viti 2021.

    Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, Krenzi Tasholli ishte kandidate nga radhët e VV-së për kuvend komunal, në komunën e Ferizajt.

    Krenzi-Tasholli në listën e kandidatëve për asamble mbante numrin 20.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark