Punësimet e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje nëpër institucione publike nuk kanë të ndalur. Së fundmi është kandidatja për asambleiste nga VV në komunën e Drenasit, Adelina Rexhepi që është pranuar si inspektore sanitare në komunën e Ferizajt.
Periskopi ka siguruar listën që dëshmon këtë gjë.
Jo më larg se dje, u publikua lajmi se ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Arben Vitia ka punësuar si punëtor shëndetësor në dy spitale vëllain e nënkryetarit të VV’së në Vushtrri.
E raste të nepotizmit, si punësime partiake e familjare e kanë karakterizuar Qeverinë Kurti që nga marrja e pushtetit.