
Bahrije Hyseni, kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka ndarë momente nga vizita e saj në qytetin e Ferizajit.
Hyseni ka shkruar se është ndjerë shumë e entuziazmuar bashkë me të rinjtë ferizajas.
“Bashkë me të rinjtë ferizajas domosdoshmërisht ndjehem shumë e entuziazmuar“.
Tutje ajo ka thënë se para tyre u zotua që si deputete në ardhje, do t’i shpalos idetë e kreativitetin e tyre.
“Vullnetin, idetë dhe kreativitetin që kanë ata, e që i bashkëbiseduam edhe sonte, e të cilat deri sot nuk janë vlerësuar e përdorur, unë edhe para tyre u zotova që, si deputete në ardhje, do t’i shpalos e adresoj aty ku duhet”, ka shkruar Bahrije Hyseni.