Kandiq: Karaxhiqi duhej të dënohej me burg të përjetshëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandiq: Karaxhiqi duhej të dënohej me burg të përjetshëm

    Insajderi
    24 March 2016 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq thotë se vendimi kundër Radovan Karaxhiqit është një pikë referimi, sepse do të mundësojë interpretime të reja të ngjarjeve të kohës së luftës, gjatë “kasaphanës” më të rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, derisa ka shtuar se do të ishte më mirë që Karaxhiqi të dënohej me burg të përjetshëm.

    Ajo tha se “ky vendim është një pengesë për rishikimin e historisë për atë që ka ndodhur me të vërtetë”, transmeton kp.

    Sipas saj, ky është vendimi më i rëndësishëm.

    “Ai ishte komandant suprem. Ai u dënua për vepra për të cilat ishte në dijeni . Kjo është drejtësi, për viktimat dhe për vetë Karaxhiçin”, është shprehur ajo.

    Kandiq tha se në vend të dënimit me 40 vjet burg, “do të ishte më e logjikshme që ai të merrte dënim të përjetshëm. Por kjo është pak a shumë e njëjta gjë”./Insajderi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark