“Mesazh ndaj Qeverisë së Kosovës”. Kështu e vlerëson Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, deklarimin e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara se liria e vendit nuk do të kishte qenë e mundur pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Insajderi.
“Jam i lumtur që shumë të tjerë si ata janë të gatshëm të dëshmojnë për pafajësinë time. Ne besuam në vendosmërinë tonë për të qenë të lirë. Por të gjithë e dinim se pa bashkësinë ndërkombëtare e veçanërisht ShBA-në, nuk do mund të ishim të lirë”, deklaroi Thaçi.
Në lidhje me këtë, Kandiq thotë Thaçi u dërgoi mesazh qeverisë kosovare dhe qytetarëve të saj se Shtetet e Bashkuara janë aleati kyç i vendit.
“Hashim Thaçi nga Haga i ka dërguar mesazh të qartë qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës se SHBA-të janë aleati më i rëndësishëm. Ai tha gjithashtu se ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë një hetim ndërkombëtar në lidhje me raportin e Dick Marty-t në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kandiq në rrjetin e saj në Twitter./Insajderi/