Anglia siguroi biletën e dytë për në finalen e EURO2024, me “Tre Luanët” që do të masin forcat me Spanjën.
Triumfi 2-1 ndaj Holandës bëri që Anglia të siguroj finalen e dytë radhazi në Kampionatin Europian, ndërsa pas fitores, kapiteni Harry Kane, theksoi se ishte një ndeshje shumë e luftuar, por në fund ndjenja e finales është e mrekullueshme.
“Ishte një ndeshje shumë e fortë, por edhe e bukur, me shumë emocione. Fundi ishte i jashtëzakonshëm dhe ndjenja që rikthehemi në finale është e mrekullueshme. Realisht ishte disi i lodhur nga fundi dhe ndaj ndodhi edhe zëvendësimi, por ne e merituam ta fitonim ndeshjen me një fund të tillë. Finalja? Do të jetë tepër e vështirë, një ndeshje vërtet e vështirë. Spanja është një kundërshtar shumë i fortë që ka bërë një Europian pothuajse perfekt deri më tani, por për ne është një tjetër ndeshje për të bërë histori” – përfundoi Kane.
Sulmuesi i Bayern Munich realizoi golin e barazimit momental në sfidën ndaj Holandës, teksa vijon të vendos rekorde në aspektin personal, me Kane që në 97 ndeshje duke shkuar në kuotën e 66 golave, ndërsa shpreson të fitojë një torfe të rëndësishëm në karrierën e tij.