“Kanë folur keq në Amerikë”- Xhavit Haliti publikon një procesverbal të takimit Rugova-Talbott, çfarë thuhet për UÇK’në aty - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kanë folur keq në Amerikë”- Xhavit Haliti publikon një procesverbal të takimit Rugova-Talbott, çfarë thuhet për UÇK’në aty

    Insajderi
    24 September 2025 - 15:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka nxitur reagime pas një deklarate ku ka akuzuar se Ibrahim Rugova, Veton Surroi e Fehmi Agani kishin folur keq për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Delegacioni i Kosovës në Amerikë i cili ka propaganduar shumë kundër UÇK-së, kundër e Shqipërisë e Nanos. Ky delegacion është përbërë nga Rugova, Surroi, Fehmi Agani. Ne e kemi marrë procesverbalin e takimit në të cilin e kanë akuzu Fatos Nanon si ekstremist që po financon ekstremistët e Kosovës”, ka thënë Haliti të martën në FRONTAL të T7.

    Pas kësaj deklarate, në drejtim të Halitit ka ardhur një reagim nga Veton Surroi, i cili në profilin e tij në ‘Facebook’, duke thënë se delegacioni që ka takuar Clintonin e ka mbrojtur kauzën e Kosovës.

    “Delegacioni që ka takuar Clintonin ka mbrojtur kauzën e Kosovës, duke kërkuar mbrojtje vendimtare amerikane për vendin ,nuk është marrë me përgojime as atëherë e as ndonjë herë tjetër”, ka shkruar Surroi në reagimin e tij.

    Ndonëse Haliti ka folur për një takim me Clintonin, ai sot ka shpërndarë një procesverbal të bisedës së Ibrahim Rugovës me ushtruesin e Detyrës së Sekretarit, Strobe Talbott, në të cilën përfolen fjalët e Rugovës për temën e UÇK-së, e Rugova citohet t’i ketë përshkruar si “shumë grupe të frustruara”, veprimet e të cilëve regjimi i Millosheviqit po i shfrytëzon për të bërë masakra.

    Në këtë procesverbal të bisedës së zhvilluar në vitin 1998, Ibrahim Rugova kishte kërkuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ndalur një katastrofë të përgjithshme në Kosovë.

    “Një vend të kundërpërgjigjes ndaj disa reaguesve: ja kabllogrami nga takimi i delegacionit të Kosovës, udhëhequr nga Ibrahim Rugova, me presidentin e ShBA-ve, Bill Clinton”, ka shkruar Haliti në procesverbalet e publikuara.

    Haliti e ka përmendur gabimisht edhe Mahmut Bakallin si pjesë të delegacionit, ndërsa në reagim e korrigjuar këtë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark