Kanibalizmi i papenguar në kampin nazist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kanibalizmi i papenguar në kampin nazist

    Insajderi
    01 April 2016 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Britaniku i vetëm i mbijetuar që u gjend në kampin nazist të përqendrimit në Bergen-Belsen, ka dhënë detaje në disa dokumente të publikuara së fundi, se si viktimat në ato kampe kanë praktikuar kanibalizëm vetëm që të mbijetojnë.

    Harold Le Druillenec ishte arrestuar ne Jersey më 6 qershor të vitit 1944, pasi kishte shkuar ta ndihmonte motrën e tij e cila ishte e burgosur për mos-bashkëpunim me forcat pushtuese gjermane në ishujt Channel.

    Pas përfundimit të luftës, ai ka dhënë dëshmi për Gjyqin e Belsenit, ku dhjetëra gra e burra, anëtarë të formacionit SS, janë dënuar për rolin e tyre në atë kamp.

    “Unë i mbijetova tre kampeve të përqendrimit me shumë fat”, ka thënë ai.

    Ai tregon se si në ato kampe nuk kishte ushqim, ujë dhe se gjumi ishte i pamundur.

    Më shumë se 70 mijë njerëz kanë vdekur në kampin Begen-Belsen gjatë viteve 1941-1945, njofton The Independent

    Për më tepër, ai ka thënë se shumë viktima të atij kampi kanë filluar kanibalizmin për shkak të këtyre rrethanave.

    “Ligji i xhunglës mbretëronte në mesin e të burgosurve pasi që gjatë natës ose ti duhej të vrisje ose të vriteshe. Kanibalizmi praktikohej në mënyrë të pandaluar”, ka treguar ai.

    “Pjesa më e madhe e viktimave të Aushvicit ishin transferuar ne Belsen, dhe këtu unë dëgjova për herë të parë shprehjen: është vetëm një mënyrë për të dalë nga këtu  – përmes oxhakut (krematoriumit)”, ka thënë ai.

    Haroldi u lirua nga burgi pas 10 muajsh qëndrimi. Gjatë këtyre muajve, ai humbi më shumë se gjysmën e peshës së tij, dhe kaloi pothuajse disa vite duke u shëruar nga disa sëmundje.

    Atë kohë, Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë në fund ra dakord që t’i paguajë atij kompensim prej  1835 funteve, e që sot kanë vlerën e rreth 30 mijë funteve për kohën që ai kaloi në burg dhe për dëmtimet që i janë shkaktuar./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark