×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanalet e ujësjellësit dyshohet se u gjuajtën me dinamit – Flet kryeshefi i ”Ibër Lepenc”

    Insajderi
    29 November 2024 - 21:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar mbrëmjen e sotme në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

    Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    “Po, është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”, ka thënë Elshani

    Ndërsa dyshohet se kanalet e ujit të “Ibër-Lepenci në veri të vendit të jenë sulmuar me dinamitë.

    Kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci” tha se është hedhur dinamit dhe se janë duke provuar që ta sanojnë dëmin.

    “Po, e kemi një dëmtim dhe për momentin e kemi ndaluar ujin dhe po këqyrim me e sanu sa më shpejt, sepse prej aty po lirohet edhe ujësjellësit edhe KEK-u. Kështu që, po këqyrim sa më shpejt me e rregullu këtë punë. Në momentin kur e gjunë dikush ndonjë dinamit aty, e qëllimshme është ajo, s’ka si të jetë tjetër”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark