Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq, shkruan Insajderi.
I njëjti i kishte kanosur tre viktimat meshkuj kosovar, zyrtar policor.
Gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një armë e ftohtë (thikë).
I dyshuari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.