Kansas “zbresin nga froni”, finalja e Super Bowl dominohet nga Philadelphia - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Kansas “zbresin nga froni”, finalja e Super Bowl dominohet nga Philadelphia

    Insajderi
    10 February 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të dielën e gjithë Amerika mbajti frymën, pasi në skenë mori jetë eventi më i rëndësishëm i vitit: Superbowl i famshëm me finalen e madhe mes Philadelfia Eagles dhe Kansas City Chiefs.

    Një duel i ndjekur nga miliarda njerëz në mbarë botë, ndërsa prezent në arenën e Cesar Superdomë nuk munguan as yjet e sportit si dhe të Hollywoodit.

    Dikush edhe mund ta priste një sukses të tillë, por sigurisht jo të shihte një dominim absolut nga Philadelphia Eagles në edicionin e 59-të të Super Bowl.

    “Shqiponjat” e Pensilvanisë mposhtën 40-22 kampionët në fuqi Kansas City Chiefs, duke ulur nga froni skuadrën kampione në fuqi të Chiefs. Një fitore që kishte shijen e hakmarrjes për humbjen e pësuar në vitin 2022.

    Një ndeshje e dominuar nga Jalen Hurts me shokë, duke i mohuar ekipit të Chiefs fitoren e tretë radhazi të këtij turneu.

    Finalja e luajtur në New Orleans nis e ekuilibruar, por shpejt Philadelphia Eagles marrin komandën e lojës, duke bërë një presion të fortë. Kjo bën që çereku i parë të përfundojë 7-0 për “shqiponjat”.

    Dominimi i skuadrës së Philadelphia Eagles vijon edhe në çerekun e dytë, duke u shkëputur 24- 0 në përfundim të pjesës së parë, përcjell oranews.

    Një pjesë e parë e luajtur në sens unik në favor të skuadrës së Eagles, që tregoi qartë mobilizimin maksimal të tyre për të triumfuar në këtë finale.

    Skuadra e Kansas City është shumë e lexueshme në lojën e saj dhe nuk arrijnë të dalin nga zona e tyre.

    Skuadra e Chiefs e kishte të vështirë të thyejë murin mbrojtës të Eagles, që shkëputet deri në 34-0 para se rivalët të shënojnë pikët e para (34-7).

    Për Hurts me shokë fundi i ndeshjes ishte një menaxhim i avantazhit dhe kohës, duke e merituar fitoren, me sfidën që u mbyll përfundimisht me shifrat 40 me 22.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark