×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kantautori shqiptar fiton çmimin “Cover 2017” në Sanremo

    Insajderi
    10 February 2017 - 08:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kantautori shqiptar, Ermal Meta, fitoi çmimin “Cover 2017” në Festivalin e Muzikës Italiane “Sanremo 2017”.

    Mbrëmë në natën e 3 të këtij Festivali, këngëtarët që garojnë në kategorinë “Kampioni” kanë performuar me këngët më të suksesshme ndër vite të muzikës italiane. Kantautori shqiptar, Ermal Meta, zgjodhi këngën e të madhit Domenico Modugno “Amara terra mia” kënduar më vitin 1971.

    Me një tekst mjaft prekës e melodi melankolike, kjo këngë trajton temën e emigracionit dhe rrëfen momentin e largimit nga toka e origjinës “tashmë e pa shpresë” nën vargjet “lamtumirë, lamtumirë e dashur, unë po iki, toka ime e hidhur, e hidhur dhe e bukur.”

    “E zgjodha këtë këngë, pasi jo vetëm është e mrekullueshme”, u shpreh në konferencën e shtypit Ermal Meta, por dhe sepse sipas meje prezanton në mënyrë perfekte gjëndjen aktuale së Italisë sot.” , shkruan koha e jone.

    Në mbrëmjen “Cover” të Sanremos u renditën në vend të dytë këngëtarja Paola Turci, e në vend të tretë këngëtari Marco Masini.

    U eleminuan nga gara këngëtarët Nesli e Alice Paba dhe Raige e Giulia Nuzi. Sot do të zhvillohet nata e gjysëmfinales.

    20 këngëtarë të mbetur në garë do të gjykohen nga televotimit i publikut, nga votimi i jurisë së ekspertëve e nga juria e opinionit (juri kjo e përbërë nga seleksionimi i 300 personave të apasionuar pas muzikës). E prej tyre vetëm 16 këngëtarë do të vazhdojnë garën për në natën finale të “Sanremos 2017”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark