Kanye kërkon paqe me Kim-in, në hall financiar dhe i frikësuar nga gjyqi për fëmijët - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kanye kërkon paqe me Kim-in, në hall financiar dhe i frikësuar nga gjyqi për fëmijët

    Insajderi
    18 June 2025 - 19:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një kapitull i ri në dramën midis Kanye West (YE) dhe Kim Kardashian ka bërë që sërish e gjithë vëmendja të kthehet te çifti i dikurshëm.

    Reperi është në përpjekje për të arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tij, sidomos duke marrë parasysh gjendjen e tij të vështirë financiare aktuale.

    Për të përmirësuar imazhin e tij dhe për të ndrequr dëmet që ai vetë ka shkaktuar me sjelljet kontraverse, Kanye ka ndërmarrë disa hapa publikë. Pas vetëshpalljes si nazist dhe komenteve fyese ndaj komunitetit hebre, shumë sponsorë, përfshirë Adidas, i kthyen shpinën. Ai u shpall persona non grata, gjë që ndikoi rëndë në pasurinë e tij, e cila nga 1.5 miliardë dollarë ra në 400 milionë dollarë –dhe mund të vazhdojë të bjerë për shkak të padive dhe përplasjeve ligjore me Kim Kardashian.

    Çështja kryesore që po e shqetëson tashmë është kujdestaria e katër fëmijëve të tyre: North (11), Saint (9), Chicago (7) dhe Psalm (6).

    Në këtë kontekst, Kanye ka kërkuar falje publike në rrjetet sociale, duke shkruar:

    “Më ka mbaruar antisemitizmi. Ndani paqen.”
    “Zoti më fal për dhimbjen që kam shkaktuar.”

    Një burim pranë tij ka deklaruar se, për shkak të rrënimit të të ardhurave nga biznesi në dy vitet e fundit, ai nuk është në gjendje të përballet me Kim-in “as ligjërisht, as financiarisht”.

    “Ai është i tmerruar nga një betejë për kujdestarinë, sepse avokatët e tij e kanë paralajmëruar se kjo do t’i kushtonte miliona që nuk i ka,” – u shpreh burimi.

    Ndërkohë, Kanye i ka dërguar Kim-it një letër ligjore “ndërprerjeje dhe ndalimi”, duke e akuzuar se po i “shfrytëzon fëmijët kundër tij”. Por, sipas burimeve, kjo letër nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe shihet si një përpjekje e dëshpëruar për të ushtruar presion.

    Avokatët e reperit kanë theksuar se komentet fyese dhe sjelljet e tij publike do të peshojnë rëndë nëse çështja shkon në gjykatë.

    “Ai shpreson që, nëse tërhiqet, Kim mund të tregojë mëshirë dhe të pranojë një marrëveshje pa shkuar në gjyq,” – u tha në fund.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark