Kanye West i lutet Trumpit ta lirojë Diddyn – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kanye West i lutet Trumpit ta lirojë Diddyn

    Insajderi
    07 February 2025 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtari i njohur Kanye West shkaktoi debat në rrjetet sociale postoi frazën “Free Puff” në llogarinë e tij, duke i kërkuar presidentit të lirojë Sean “Diddy” Combs, i akuzuar për trafikim seksual.

    West shkroi frazën “Free Puff” në llogaritë e tij në Instagram  dhe X, duke shtuar më vonë se ai ndjen se komuniteti afroamerikan duhej të bashkohej rreth Combs dhe Chris Brown, të cilët po përballen me problem gjyqësore.

    Ai gjithashtu etiketoi presidentin Donald Trump në një postim, ku i kërkonte kreut të Shtëpisë së Bardhë që ta lironte “vëllanë e tij”.

    Combs është deklaruar i pafajshëm për akuzat për trafikim seksual pas arrestimit të tij në shtator. Ai qëndron i burgosur në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan, në Brooklyn, në pritje të një gjyqi më 5 maj, pasi iu refuzua lirimi me kusht.

    Prokurorët në çështjen federale të Combs thonë se magnati i muzikës përdori shantazh dhe dhunë në përpjekjet e tij për të heshtur viktimat.

    Ndër pretendimet e bëra kundër artistit është se ai i bindi gratë të merrnin pjesë kundër vullnetit të tyre në disa shfaqje seksuale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark