![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Ndërkohë që reperi Sean “Diddy” Combs po përballet me akuza për krime seksuale, kolegu i tij Kanye West po përpiqet të përdorë miqësinë e tij me presidentin e SHBA-së Donald Trump për ta mbështetur reperin.
Deadline ka raportuar se fituesi i 24 çmimeve “Grammy”, ka dalë në mbrojtje të Combsit në rrjetet sociale, duke kërkuar që Trumpi ta amnistojë reperin përpara fillimit të procesit gjyqësor, i cili është caktuar të nisë më 5 maj.
“Lirojeni Puffin”, ka shkruar West në llogarinë e tij në rrjetin social X.
West i lici i ka dhënë Trumpit mbështetje edhe në zgjedhjet e vitit 2016, gjithashtu ka shkruar “@realDonaldTrump, ju lutem lirojeni vëllain tim Puff”.
Në një mesazh të mbushur me fjalë të pahijshme, West ka kritikuar edhe të famshëm të tjerë duke i akuzuar se s’kanë bërë asgjë për këtë rast duke përmendur edhe reperin Chris Brown, i cili më parë ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës së tij të atëhershme, këngëtares Rihanna.
“Lat vëllain tonë të vuaj dhe nuk thatë asgje. të gjithë pamë Chris Brown dhe askush nuk bëri gjë”, ka shkruar ndër të tjera West.
TMZ ka raportuar se West ka bërë postime të tjera në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se është duke e mbështetur djalin e Combs, King Combs, ndërkohë që babai i ndodhet në burg.
Në llogarinë në Instagram, West, ka bërë edhe një postim ku flet rreth bashkëpunimit të bendit të tij të veshjeve me brendin “Sean John”, i cili është nën pronësi të Combsit.
“Yezee dhe Sean John, bashkëpunimi i disponueshëm tani në yeezy.com. unë dhe Puffy do t’i ndajmë fitimet 50/50 ashtu sië jemi marrë vesh para se ta burgosnin”, ka shkruar West, i cili tani përdor nofkën Ye.
Sipas Dedaline, komentet e tij erdhën pas amnistisë që Trumpi u ka dhënë thuajse 1,500 të akuzuarve për ngjarjet e 6 janarit, në ditën e parë të mandatit të tij të dytë.
Combs, i cili u arrestua më 16 shtator në një hotel të New York-ut, akuzohet për krime seksuale si trafikim e prostitucion.
Ai aktualisht ndodhet në paraburgim në Brooklyn të New Yorkut ndërkohë që mbrojtja në liri i është mohuar tri herë, përkundër dorëzanisë prej 50 milionë dollarësh amerikanë.
Gjyqi ndaj tij pritet të nisë të hënën e parë të muajit maj, dhe nëse shpallet fajtor ai mund të përballet me dënim me burgim të përjetshëm.
Po ashtu, Combs është i përfshirë në disa raste të tjera ku akuzohet për abuzim seksual, përfshirë një padi ku është bashkakuzuar me reperin e njohur Jay-Z.
Ndër 40 individët që akuzojnë Combsin për abuzim dhe përdhunim, janë edhe disa të mitur, përfshirë një djalë 10-vjeçar.