×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kanye West – Një tregim dramatik për muzikën, teatrin e politikën

    Insajderi
    22 February 2016 - 20:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kur reperi Kanye West për herë të parë postoi një listë prej 10 këngësh të shkruara në rrjete sociale, të albumit të tij “Jeta e Pablos”, muajin e kaluar, në mbishkrimin e fotos shkruante: “Shumë i lumtur me përfundimin e albumit më të mirë në histori”.

    Më i miri? Mund të jetë. I përfunduar? Për këtë nuk mund të thuhet , shkruan të hënën New York Times.

    Përveç kësaj, lirimi i albumit “Jeta e Pablos” ka qenë një maratonë e paparë mediatike, me reperin West që shtoi këngë në album, rishikoi dhe përmirësoi disa tekste këngësh, duke shtuar dhe duke larguar kontribuuesit, duke ndryshuar titullin dhe datën e lirimit të albumit dhe duke folur kaq shumë për albumin e tij. Ky proces ka përfshirë edhe performanca televizive, grindje publike, lansime të paautorizuara të incizimeve të këngëve dhe një shfaqje të modës me 1 mijë modele.

    Rezultati është një shembull i këngëtarëve modern ditëve të sotme: Një tregim dramatik që përfshin muzikën, teatrin e politikën.

    West e ka kthyer procesin e lansimit të albumit në një bisedë të gjatë publike e cila po zhvillohet në Twitter, Youtube apo në “Madison Square Garden’ aq shumë sa edhe në studiot televizive, njofton New York Times, raporton Insajderi.

    Atëherë çfarë është “Jeta e Pablos?” A është një nga shkarravinat që Westi kishte publikuar në Twitter? Apo është versioni i 9 këngëve të lëshuara nga reperi në Madison Square Garden, të cilat pas asaj u miratuan dhe dolën në internet për të gjithë botën? Apo është albumi prej 18 këngësh që reperi e hodhi në shitje në ‘Tidal’(sajt i internetit ku shiten këngë), për 20 dollarë dhe madje ky po quhet të jetë albumi i pjesshëm?

    A ka një version të përfunduar të Jetës së Pablos, i cili do të qëndrojë përfundimisht si origjinali, i cili mund të komentohet lirshëm?

    lifee

    Kjo është shumë e rëndësishme pasi këngët e reperit kanë mesazhe përmbajtjesore të fuqishme, që kanë bërë bujë në këto ditë të lirimit të albumit në sajtin “Tidal”.

    Pasi në këto pjesë të liruara të albumit bujë të madhe bëri edhe disa fjalë ngacmuese që reperi amerikan i ka lëshuar ndaj këngëtares, Taylor Swift,  të cilat u mësuan nga magazina “Reddit” dy ditë para se ai të performonte direkt në Madison, dhe zbulimi i magazinës amerikane citonte një nga këngët e Kanye West të ngacmonte këngëtaren e famshme Taylor Swift.

    “Ndjej sikur Taylor Swift ende më detyrohet për seks/ Pse? Sepse unë e bëra atë lavire të famshme”, shkruhej në tekstin e këngës së albumit të tij “Famous”, që zbuloj platforma “Reddit”.

    “Pablo” duket të jetë ende në proces, apo a do të përfundojë ndonjëherë ky Album? Ndoshta kjo është pyetja e gabuar. Mënyra se si West kërkon të jetë në qendër të vëmendjes është të jetë i çrregullt, kështu që ta lëmë atë të jetë i çrregullt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark