Kanye West poston fotografi skandaloze të bashkëshortes – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kanye West poston fotografi skandaloze të bashkëshortes

    Insajderi
    21 January 2024 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanye West postoi një seri fotografish skandaloze të gruas së tij Bianca Censori, duke pozuar pothuajse lakuriq, pavarësisht se e kritikoi ish-bashkëshorten e tij Kim Kardashian që vishej shumë seksi.

    Fotografitë ‘e egra’ u postuan në Instagram të shtunën në mëngjes dhe shfaqnin gruan e tij 29-vjeçare australiane të veshur me një tanga nudo me tela.

    Në një nga fotografitë e ngarkuara nga reperi, Bianca qëndronte përballë banakut të kuzhinës duke përgatitur ushqimin, ndërsa kishte veshur rrobën e paktë, çizme të zeza deri tek gjuri dhe një maskë lëkure të çuditshme, shkruan DailyMail.

    Ye e ka mbishkrimin e fotografisë tronditëse ‘ajkë gruri’, duke sugjeruar se gruaja e tij arkitekte po gatuante pak qull me veshjen e saj të çuditshme.

    Postimi ngjalli zemërim tek publiku, të cilët komentuan zhgënjimin e tyre me portretizimin e gruas së tij nga reperi, veçanërisht duke marrë parasysh vajzat e tij të vogla.

    “Jam i sigurt se ai do të jetë vërtet krenar kur një burrë e bën këtë me North ose Chicago! – tha një komentues.

    “E pështirë. Asnjë respekt për gruan tuaj”, tha një tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark