Kaos dhe frikë në stacionin e trenit – 16 të plagosur në New York – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kaos dhe frikë në stacionin e trenit – 16 të plagosur në New York

    Insajderi
    15 April 2017 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kaos dhe panik është verifikuar në Nju Jork, kur një tren udhëtarësh me 1.200 pasagjerë në bord ka mbetur i bllokuar për tre orë si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike.

    Treni ka mbetur i bllokuar poshtë lumit Hjudson, mes Nju Xhersit dhe Stacionit Pen, në Manhatan.

    Treni më pas ka mbërritur në destinacion, por ndërkohë turma e madhe e udhëtarëve ka humbur durimin teksa priste. Më pas, një lajm për të shtëna ka krijuar panik.

    Lajmi u përhap pasi agjentët e sigurisë të stacionit ndërhynë për të neutralizuar një person të pajisur me një pistoletë elektrike.

    Por, nga frika e një atentati, turma u frikësua dhe u vu në lëvizje. Për pasojë 16 persona u shtypën dhe mbetën të plagosur rëndë.

    Stacioni Pen mbeti për një kohë të gjatë i boshatisur, vetëm me çantat dhe valixhet e udhëtarëve, ndërkohë që edhe disa dyqane aty pranë mbyllën dyert.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark