Kaos dhe pritje të gjata në Klinikën e Syve, Veshit dhe Fytit në QKUK – sistemi elektronik bie, pacientët mbesin pa numra - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaos dhe pritje të gjata në Klinikën e Syve, Veshit dhe Fytit në QKUK – sistemi elektronik bie, pacientët mbesin pa numra

    Insajderi
    04 September 2025 - 11:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pritje të gjata dhe pakënaqësi të shumta janë raportuar sot në Klinikën e Syve, Veshit dhe Fytit në QKUK ku një numër i madh qytetarësh janë parë duke pritur në radhë për të marrë shërbime mjekësore.

    Sipas dëshmitarëve, pacientët janë detyruar të presin për orë të tëra për të marrë numrin e hyrjes për kontroll mjekësor, pasi sistemi elektronik i menaxhimit të pacientëve ka rënë dhe nuk po funksionon.

    “Jemi që nga mëngjesi këtu. Pacienten po presin me radhë për me marr numrin me hy në kontroll tek doktori. Por sistemi po bien dhe nuk po funksionin. Ka shumë njerëz që po presin” tha një pacient që po priste në radhë .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark