Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se ai nuk do të jepë dorëheqje.
Krivokapiq këtë ua tha gazetarëve në sallën e Parlamentit të Malit të Zi, pasi u largua nga seanca në të cilën u diskutua iniciativa e tij për shkarkimin e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, për shkak të deklaratave të tij se në Srebrenicë nuk kishte masakër, transmeton Gazeta Express.
Ai shtoi se rruga është e qartë: “Ju mund të kërkoni besim te Qeveria ose mund të shkoni në zgjedhje të reja”, raporton RTCG.
Krivokapiq vlerësoi se mund të ketë ardhur koha që Mali i Zi të zgjedhë, siç deklaroi ai, rrugën më të mirë.
“E vetmja mënyrë që mund ta çojë Malin e Zi drejt një të ardhme më të sigurt është ajo që po bëjnë viktimat, dhe këta janë anëtarët e Qeverisë, mbi të cilën unë, për koincidencë, jam përgjegjës”, tha Krivokapiq.
Duke folur në lidhje me nismën për shkarkimin e Leposaviqit, ai tha se propozoi “atë që është krejtësisht e natyrshme”, dhe kjo është që të kërkojë një deklaratë besimi nga ai.
Deputeti dhe një nga udhëheqësit e Frontit në pushtet Demokrat, Milan Knezeviq, i tha Krivokapiqit në një debat parlamentar se cilido qoftë rezultati i votimit mbi shkarkimin e ministrit Vladimir Leposaviq, ai nuk do të jetë më kryeministër.
“Nëse e zëvendësoni Leposaviqin me dikë nesër, ju nuk jeni kryeministër, edhe nëse nuk e zëvendësoni atë, ju nuk jeni më kryeministër”, tha Knezeviq.
Anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi duhet të vendosin sot për iniciativën për shkarkimin e ministrit Leposaviq.