Kaos në Spanjë – tetë të lënduar nga gara me dema - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kaos në Spanjë – tetë të lënduar nga gara me dema

    Insajderi
    08 July 2025 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ditën e dytë të festivalit të garës së vrapimit me dema në Pamplona të Spanjës, tetë persona janë lënduar nga sulmi i demave.

    Sipas Reuters, një burrë është goditur me brirë nga demi, ndërsa shtatë të tjerë kanë pësuar mavijosje në shpatulla apo kokë.

    Në “encierros”, apo garat me dema, demat luftarakë lirohen nëpër rrugë dhe vrapojnë drejt arenës. Ndërkohë, qindra entuziastë, shumica të veshur me këmisha të bardha dhe shall të kuq, vrapojnë përkrah tyre.

    Megjithatë, mëngjesin e së martës, një nga demat është ndaluar në mes të garës dhe në disa minuta ka nisur të sulmojë vrapuesit.

    Festivali, i cili është bërë i famshëm ndërkombëtarisht falë romanit të Ernest Hemingëay-t të vitit 1926 “Dielli lind përsëri”, zgjat një javë në fillim të korrikut. Pjesëmarrësit shpesh shpohen apo lëndohen në qindra festivale të tilla në Spanjë çdo vit. Raportohet se të paktën 16 persona kanë humbur jetën në festivalin e Pamplonës ndër vite, i fundit në vitin 2009.

    Përveç garave me dema, festivali San Fermin përfshin këngë, valle dhe festa të pandërprera gjatë gjithë ditës dhe natës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark