Kaos te Suedia, tifozët dalin me një kërkesë ndaj përzgjedhësit para ndeshjes me Kosovën - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kaos te Suedia, tifozët dalin me një kërkesë ndaj përzgjedhësit para ndeshjes me Kosovën

    Insajderi
    11 October 2025 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kombëtarja e Suedisë po përjeton një krizë në këto kualifikuese për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë janë shtuar problemet pasi po kërkohet edhe largimi i përzgjedhësit, Jon Dahl Tomasson.

    Te kampi suedez e kanë pritur rëndë humbjen 2-0 nga Zvicra, të premten mbrëma në shtëpi dhe tani mbetet me vetëm një pikë në vendin e fundit të grupit.

    Pas kësaj humbje, lojtarët e Suedisë janë vërshëllyer nga tifozët, ndërsa tashmë po kërkohet edhe dorëheqja e selektorit Jon Dahl Tomasson.

    Është vet Tomasson, i cili është pyetur pas humbjes nga Zvicra, teksa ka thënë se i kupton këto kërkesa.

    “I kuptoj tifozët, ata duan rezultate dhe fitore. Futbolli ka të bëj me emocionet”, ka thënë Tomasson pas ndeshjes.

    Ndryshe, këto zëra dhe turbullira mund të jene pozitive për Kosovën, pasi ndeshja ndaj Suedisë luhet të hënën në udhëtim dhe mund të jetë ndeshje vendimtare për të dyja kombëtaret.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark