Kaosi me transportin publik në Beograd - raportohet se prapa po qëndron Zvonko Veselinoviqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaosi me transportin publik në Beograd – raportohet se prapa po qëndron Zvonko Veselinoviqi

    Insajderi
    19 March 2025 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të shtunën e kaluar, më 15 mars, transporti publik në Beograd u ndal plotësisht, duke shënuar një precedent të paprecedentë në historinë e qytetit.

    Një ndër figurat e lidhura me këtë kaos është biznesmeni kontrovers Zvonko Veselinoviq, i cili ndodhet në listën e zezë të SHBA-së për aktivitete kriminale dhe lidhje me qarqe të fuqishme politike dhe ekonomike në Serbi, shkruan N1.

    Protesta e madhe që u mbajt atë ditë paralizoi kryeqytetin serb, pasi edhe kompanitë private të transportit refuzuan të qarkullonin.

    Sipas “Forbes Serbia”, një nga kompanitë kryesore të transportit në Beograd, Strela, është e lidhur ngushtë me Predrag Lovriqin, një biznesmen që ka lidhje të drejtpërdrejta me Veselinoviqin.

    Lovriq është bashkëpronar i kompanisë Meteor 017, ku 50% e aksioneve janë në pronësi të Vladan Milanoviqit, drejtorit të Betonjerka Aleksinac, e cila është në pronësi të Inkop-it, kompani e kontrolluar nga vëllezërit Veselinoviq, përcjell KosovaPress.

    Gjithashtu, lidhjet mes Lovriqit dhe Veselinoviqit dalin në pah edhe përmes kompanisë metalurgjike Metalotehna MP AD.

    Ky ndikim i rrjetit të Veselinoviqit në transportin publik hedh dyshime serioze mbi arsyet e ndaljes totale të qarkullimit urban gjatë protestave, duke ngritur pikëpyetje për përfshirjen e qarqeve të afërta me pushtetin në këtë vendim drastik. /KP/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark