​Kaosi në Britani, turma hyn në hotelin me azilkërkues dhe i vuri flakën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Kaosi në Britani, turma hyn në hotelin me azilkërkues dhe i vuri flakën

    Insajderi
    04 August 2024 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një turmë e ekstremit të djathtë sulmoi sot një hotel në qytetin anglez Rotherham, i cili dyshohet se strehon azilkërkues. Në terren ndodhet edhe policia e ndërhyrjes, e cila u përpoq t’i pengonte.

    Udhëheqësi i South Yorkshire, Oliver Coppard thotë se ai është “absolutisht i tmerruar nga dhuna” në Rotherham.

    “Ajo që po shohim nuk është një protestë, është dhunë brutale e drejtuar kundër disa prej njerëzve më të cenueshëm në shoqërinë tonë. Njerëzit që kryejnë këto sulme nuk përfaqësojnë këtë vend të bukur dhe njerëzit që jetojnë në të. Ne do t’i ndjekim autorët me forcën e plotë të ligjit,” shtoi ai.

    BBC raporton se disa sulmues të maskuar hynë në hotel. Paraprakisht ata kanë vendosur në derën e hotelit një kosh të madh plehrash, të cilit i kishin vënë flakën.

    Policia kundër trazirave është përballur me turmën, e cila ka hedhur gurë në drejtim të tyre. Të paktën një oficer policie është plagosur.

    “Nxirrini jashtë”, thërrisnin protestuesit duke iu referuar azilkërkuesve dhe “Yorkshire”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark